E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djegia e mjetit me vlerë rreth 100 mijë euro, arrestohet autori
Lajme

Djegia e mjetit me vlerë rreth 100 mijë euro, arrestohet autori

Zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit

Erges Shegani, 39 vjeç, është arrestuar si autori i djegies së automjetit “Audi” në rrugën “Memo Meto” në Tiranë. Automjeti i përkiste Julian Çakirit.

Fillimisht Shegani ka deklaruar se “ia vuri flakën kot” makinës, por policia dyshon se ai është paguar nga një person tjetër me të cilin Çakiri ka pasur konflikte të mëhershme, të lidhura dyshohet me çështje pronësie.

Policia nisi hetimet menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orën 03:30 të datës 9 dhjetor, dhe brenda pak orësh në kuadër të operacionit “Price”, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar.

Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.