Elvis Roshi përfundon në SPAK, zbardhet akuza ndaj tij
Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur sot në SPAK, ku i është komunikuar zyrtarisht akuza për shpërdorim detyre, pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi gjatë periudhës së tij në krye të bashkisë.
Roshi, së bashku me 10 zyrtarë të tjerë, dyshohet se shkaktuan dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh gjatë tenderave për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e rrugëve lidhëse, sipas auditimit të KLSH për periudhën janar 2013–dhjetor 2014. Në 12 tendera të analizuar, janë konstatuar shkelje dhe praktika të padrejta, përfshirë përjashtimin e operatorëve me ofertat më të ulëta.
Po ashtu, më 17 maj, SPAK i ka sekuestruar telefonin celular dhe ka ushtruar kontrolle personale mbi të, për dyshime të përfshirjes në korrupsion gjatë zgjedhjeve të 11 majit, ku ai mbështeste fushatën e kushëririt të tij, Elton Roshi, kandidat për PD-ADSHM në Kavajë.
Autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar të gjitha veprimet dhe përgjegjësitë lidhur me këto dyshime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



