E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj ndryshon avokatin, GJKKO i cakton ‘mbrojtësen e Berishës’
Lajme

Veliaj ndryshon avokatin, GJKKO i cakton ‘mbrojtësen e Berishës’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka larguar avokatin e tij, Artan Gjermeni, pas rrëzimit nga GJKKO të kërkesës për të mos qëndruar në kafaz gjatë seancave gjyqësore.

Pas këtij ndryshimi, gjykata i ka caktuar Veliajt si mbrojtëse kryesore Valentina Teodoreskun, e njëjta avokate që ka përfaqësuar më parë Shkëlzen Berishën.

Veliaj ka kërkuar revokimin e vendimit ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke argumentuar se disa nga vendimet e gjykatës kanë cenuar të drejtat e tij kushtetuese dhe ligjore për një proces të drejtë.

Kryebashkiaku kërkon konkretisht:

  • Heqjen e masës së vendosjes në kafaz, e cila sipas tij është trajtim poshtërues dhe paragjykues;

  • Vënien në dispozicion të të gjitha aktet e dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, për të mundësuar përgatitjen e mbrojtjes;

  • Shtyrjen e procedurës derisa këto të drejta elementare të sigurohen plotësisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.