Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit nën hetim penal
Dosja “Porto Romano” në SPAK
Skualifikime selektive, konflikt interesi dhe favorizim i kompanisë greke Archirodon
Dosja e tenderit për ndërtimin e Portit të Integruar të Durrësit në Porto Romano, me një vlerë rreth 400 milionë euro, është referuar zyrtarisht në SPAK si aferë e dyshuar korruptive, që përfshin zyrtarë të lartë shtetërorë, drejtues institucionesh, komisione tenderimi dhe kompani të huaja të favorizuara.
Sipas kallëzimit penal, procedura e prokurimit është ndërtuar për të eliminuar konkurrencën reale ndërkombëtare dhe për t’i hapur rrugë fitores së kompanisë greke ARCHIRODON, e cila sipas dokumenteve ka fituar kontratën në mënyrë të paligjshme, të errët dhe të paracaktuar.
Si u përjashtuan gjigandët botërorë dhe u la vetëm “fituesi”
Në tender morën pjesë disa nga kompanitë më të mëdha ndërtuese dhe inxhinierike të porteve në botë, por të gjitha u skualifikuan pa u lejuar të paraqesin ofertë ekonomike.
Pa asnjë shpjegim teknik të arsyetuar, u përjashtuan:
China Communications Construction Company (CCCC) – kompania e dytë më e madhe ndërtuese në botë, lider absolut në porte dhe marina, me të ardhura mbi 110 miliardë USD/vit
Konsorciumi Jan De Nul NV – Vinci Construction Geoinfrastructure – Soletanche Bachy International (Belgjikë–Francë), pjesë e grupit VINCI (≈70 mld USD/vit)
Webuild S.p.A (Itali) + Boskalis (Holandë) – liderë europianë në infrastrukturë detare
Në garë u la vetëm një kompani:
Archirodon Construction (Overseas) Company Limited, e regjistruar në Qipro, por greke de facto.
Në kallëzimin penal thuhet qartë:
“Skualifikimet u kryen për pasaktësi të vogla formale, interpretime ekstreme të rregullave dhe tolerancë të jashtëzakonshme ndaj kompanisë së paracaktuar.”
Konflikti i rëndë i interesit: i njëjti projektues, vlerësues dhe supervizor
Një nga elementët më të rëndë penalë në dosje lidhet me Royal Haskoning DHV (RH).
Autoriteti Portual Durrës i ka dhënë RH-së, me negocim të drejtpërdrejtë, kontratën:
• për hartimin e dokumenteve të tenderit
• për vlerësimin e ofertave
• për supervizimin e punimeve
Vlera e kontratës: mbi 12 milionë euro
Problemi?
Royal Haskoning është kompania që ka bërë projektin teknik të portit.
Kjo përbën konflikt interesi të hapur, në shkelje të:
• VKM nr. 914, datë 29.12.2014, neni 37, pika 3/b, që ndalon një projektues të vlerësojë ofertat për zbatimin e projektit të vet.
Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe grupi monitorues kanë konstatuar shkelje serioze në projektin teknik të dorëzuar nga RH
Megjithatë, kompania është shpërblyer sërish me kontrata të tjera
Ligji u përdor si justifikim, por u shkel në afat
Autoritetet kanë justifikuar kontraktimin direkt me RH duke iu referuar Ligjit nr.16/2024, neni 52 (Dispozita Kalimtare), që lejon konsulencë direkte në fusha strategjike.
Por:
• Afati maksimal ligjor është 3 vite
• Kontrata e RH shtrihet deri në vitin 2028
Pra: tejkalim i qartë i afatit ligjor, një tjetër element penal.
Archirodon: ofertues i vetëm, pa garanci bankare dhe me kushte të papranueshme
Sipas dosjes:
• Archirodon ishte ofertuesi i vetëm
Në raundin e parë nuk depozitoi garancinë bankare prej 8 milionë euro
• Tenderi u anulua
• Kur u rihap, garancia bankare u hoq nga kriteret, duke e favorizuar drejtpërdrejt
Për më tepër:
Kompania refuzon pagesat në lekë
Kërkon arbitrazh jashtë Shqipërisë
Në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dokumentet e tenderit
Filiali qipriot që u paraqit si kompani “greke me seli në Holandë”
Një tjetër element i dyshimtë:
Në komunikimet publike, Ministria dhe APD e kanë referuar Archirodon:
• si kompani greke
• me seli në Holandë
Në realitet, subjekti pjesëmarrës ishte filial qipriot.
Pyetja që ngrihet në kallëzim:
Pse u fsheh qëllimisht identiteti juridik real i ofertuesit?
Heshtje totale gjatë tenderit: shenjë e paracaktimit
Sipas të dhënave operative:
Vetëm Archirodon nuk ka bërë asnjë pyetje sqaruese gjatë procedurës
Në një projekt kaq kompleks, kjo është anomali absolute
Një indicie e fortë se kompania kishte siguri paraprake se do të fitonte.
Partneri shqiptar në hije dhe lidhjet me tenderë të tjerë
Dosja referon se:
Partneri lokal që ka ndihmuar Archirodon në përgatitjen e dokumenteve është një kompani shqiptare
• Aktualisht nën hetim për tenderë në Ministrinë e Infrastrukturës
Me kontrata publike rreth 120 milionë euro
• E përmendur edhe për transferta monetare jashtë Shqipërisë
Çfarë pritet nga SPAK?
Dosja e Porto Romanos përmban:
• Skualifikime selektive
• Konflikt interesi flagrant
• Ndryshim kriteresh gjatë garës
• Favorizim të ofertuesit të vetëm
• Shkelje ligjore në kontrata konsulence
• Indikacione për bashkëpunim të strukturuar mes zyrtarëve dhe kompanive
Tashmë fjala i takon SPAK-ut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



