E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedi në Itali, e përplas një makinë, humb jetën gruaja shqiptare.
Lajme

Tragjedi në Itali, e përplas një makinë, humb jetën gruaja shqiptare.

 

Një grua shqiptare ka humbur jetën në orët e mbrëmjes së djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Treviso, Itali.

Siç shkruan media italiane, shqiptarja e identifikuar si Gjyle Mina, 77 vjeçe, ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një ‘Fiat Panda’, shkruan SYRI.net.

Përplasja ka qenë e fuqishme duke i marrë jetën menjëherë. Makina drejtohej nga një 54-vjeçar italian, i cili është ndaluar nga policia. Përplasja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në Vittorio Veneto.

Sipas të dhënave, gruaja shqiptare ka goditur kokën në kofanon e makinës dhe më pas është shembur në tokë. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë, ajo kishte ndërruar jetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.