Virusi i Rilindjes
Doli nje kronike dje ne media per rikonstruksionin e pavionit te onkologjikut ne QSUNT. Ishte ministrja e Shendetesise qe tregonte ambientet e rindertuara, por edhe poltronet e rinj qe ishin marre per pacientet.
“Qe ne diten e pare angazhimi im ka qene i plote, qe onkologjia te jete nje perparesi e perhershme. Sherbimi qe ofrohet ketu prek jeten e shume familjeve dhe kerkon mbeshtetje te vazhdueshme. Ky investim eshte rezultat i bashkepunimit mes ministrise se shendetesise dhe partnereve tane,” tha ministrja.
Shyqyr qe vune nje ministre, qe e di shume mire se cfare eshte ai tmerr-po mendoja-qe te permiresoje ndonje gje. Pastaj pak ore me vone, po ne media, doli lajmi qe i gjithe investimi ne onkologjik ishte bamiresi private.
Nje zyrtar normal do te thoshte, falenderojme biznesin per kontributin. Qeveria do beje gjithcka ka mundesi per te permiresuar situaten e veshtire te onkologjikut, por ne inkurajojme dhe biznese te tjera te na bashkohen me kontribute sipas mundesive qe kane sepse shendetesia eshte nje ceshtje qe na prek te gjitheve. Por ministrja jone nuk e thote kete. Kjo thote eshte angazhimi im.
Tani ku ishte angazhimi i ministres ne kete pune? Se po te qe per qeverine ashtu do ishte akoma gjendja atje, do vazhdonin te torturoheshin pacientet ne kembe, sic e kane lene per vite te tera.
Tani, pse i kane keto komplekse keta? Sepse e shohin biznesin ose si partner ne vjedhje, ose si lope per ta vjedhur. Nuk e konceptojne dot ndryshe, qe qeveria dhe biznesi mund te bejne dhe gjera te mira per njerezit.
Dhe ta mendosh, qe ne qeverine e re, ministrja e shendetesise ishte emerimi me i spikatur. Vinte nga nje karriere akademike ne spitalet me prestigjoze te botes dhe nuk kishte asnje cen ne integritet.
Por keta sapo behen pjese e Rilindjes infektohen nga virusi. Dalin recitojne te gjithe para kamerave si spikera, bejne propagande dhe fusin edhe genjeshtra ose gjysme te verteta. Se nuk eshte problemi per kete rast, se kjo genjeshter pa zarar eshte.
Por kur genjejne per kete, imagjino ca bejne per gjera me te sikletshme, apo kur kane per te ndare rrembyer para?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





