E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Gerond Meçen e çuan tek Suel Çela, arriti të filmojë pengmarrjen
Lajme

Berisha: Gerond Meçen e çuan tek Suel Çela, arriti të filmojë pengmarrjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Gerond Meçe u mor peng pasi kishte zbuluar në përgjim ambiental se Armand Frangu dhe Linda Rama diktonin çdo tender në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas Berishës, pengmarrjen e organizoi Ergys Agasi, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama, së bashku me një drejtor të policisë së Tiranës. Meçe u çua për kompetencë tek Suel Çela, i cili kishte arritur të filmonte të gjithë ngjarjen.

Pas pengmarrjes, Gerond Meçe u arratis në Gjermani, ku ka paraqitur videon e ngjarjes dhe ka kërkuar mbrojtje, duke rrëfyer edhe detaje të tjera mbi aktivitetet mafioze që lidhen me tenderat në AKSHI, të cilat nuk janë bërë publikisht të njohura më parë.

”

Në qoftë se në vitet 2005-2013 ka pasur vetëm 18 kontrata sekrete dhe ato ekskluzive për shërbimin informativ kombëtar dhe prokurorinë e përgjithshme, dhe për asnjë institucion tjetër, kjo që shihni ju, ka zhvilluar 250 tendera sekretë dhe kontrata sekrete, në kundërshtim flagrant me çdo ligj, përveç ligjit që duhet të vjedhë familja Rama. Ligji që tenderat duhet t’i marrë familja Rama.

A mund të imagjinoni që kjo mafioze e paimagjinueshme, 96 përqind të të gjitha shumave të prokuruara, t’ia japë dy kompanive. Prisni, se ka zhvillim tjetër. Ky është Ermal Beqiri, famoz. Ky është personi që e dërgoi Edi Rama për të zbrazur komplet dhe eksportuar të dhënat e TIMS-it.

Ky person është strumbullar kryesor në të gjitha vjedhjet që janë bërë në AKSHI dhe një seri institucionesh të tjera. Ky është Gerond Meçe. Çfarë i ndodhi këtij? Këtë e morën peng. U prishën pazaret pasi ky deklaroi nën regjistrim ambiental se Armand Frangu dhe Linda Rama diktonin të gjithë tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Gerond Meçe, pas pengut, është arratisur, më thonë në Gjermani, ku ka rrëfyer të gjithë historitë mafioze të AKSHI-t apo agjencisë së familjes Rama, të cilat nuk kanë të përshkruar.

Për Gerondin organizoi marrjen peng njeriu më i afërt i familjes Rama, Ergys Agasi bashkë me një drejtor të policisë së Tiranës.

E çuan për kompetencë tek Suel Çela, e çuan për kompetencë atje. Ky kishte arritur të filmojë pengmarrjen e tij, u arratis menjëherë dhe ka marrë azil, ose është në mbrojtje, thuhet në Gjermani, pasi ka paraqitur videon e pengmarrjes nga koordinatori i mafies, Ergys Agasi, këshilltari kryesor i kryeministrit Rama për mafien,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.