Berisha ‘e mbron’ në mes të Kuvendit: Larg duart kriminel nga Taulant Balla
Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, kryedemokrati Sali Berisha vendosi të filmonte përplasjet mes deputetëve të PD-së dhe Gardës së Republikës, ndërsa disa deputetë demokratë kishin zaptuar karriget e ministrave.
Teksa dokumentonte tensionet, Berisha i bëri thirrje Gardës që të mos preknin deputetët e PD-së, por situata u tensionua më tej kur ai i drejtohej anëtarëve të forcave të sigurisë:
“Larg duart kriminel nga Taulant Balla!”
Në këto momente, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ndërhyri duke i kujtuar Berishës:
“Ti nuk merr urdhra nga Taulant Balla, merr nga ligji, kriminel! Të jep urdhra ty dhe shkon prek deputetin me dorë. Mos guxo t’i prekësh deputetët!”
Megjithatë, Berisha përsëriti me forcë:
“Larg duart kriminel nga Taulant Balla!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



