7 tenderat e paracaktuar nga Balluku-Berberi dhe ‘loja’ për miliardat
Projekti i Unazës së Re, “skenë krimi”
Të tjera detaje dalin në dritë nga afera korruptive mbi projektin e Unazës së Re, ku e implikuar kryesore është zv/kryeministrja Belinda Balluku. Sipas gazetarit Elton Qyno, 7 tenderat për Unazën e Re janë paracaktuar nga Balluku dhe Evis Berberi, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave.
Tenderi i parë i paracaktuar nga dyshja Balluku-Berberi ishte ai për plotësimin, rakordimin dhe vazhdimin e punimeve tek Sheshi “Shqiponja” Lumi i Tiranës, Loti 1, si dhe ndërtimi i Qendrës së Monitorimit të Trafikut. Fitues i këtij tenderi u shpall kompania “Salillari” e biznesmenit Pëllumb Salillari me vlerë 2 miliard e 283 milion lekë, ndërsa u skualifikua kompania “Gener 2” e Bashkim Ulajt.
Tenderi për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut u fitua nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Mc Networking”, “Intetra Elektronik Sanayi Anonim Sirk” dhe “Gjoka Konstruksion”, të cilët ofruan vlerën 21 milion euro.
Për tenderin me objekt “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”, fitues u shpallën Bashkimi i Operatorëve “4 A-M”, “ED KONSTRUKSION” dhe “I.D.K – KONSTRUKSION”, me vlerë 2 miliard e 485 milion lekë.
Tenderi tjetër, “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”, u paracaktua tek kompania “ALB-STAR” e Sadik Ismailaj, me vlerë 2 miliard e 559 milion lekë.
Për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, fitues u shpallën “EUROTEOREMA PEQIN”, “PE-VLA-KU” dhe “NOVA Construction 2012”, me vlerë 2 miliard e 96 milion lekë.
Tenderi “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5” i është dhënë Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “G.P.G. COMPANY” dhe “SENKA”, me vlerë 1 miliard e 802 milion lekë.
Tenderi Loti 6 u fitua nga “Gjoka Konstruksion”, me vlerë 1 miliard e 716 milion lekë, ndërsa Loti 7 i është dhënë Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “ALKO-IMPEX General Construcion” dhe “2-T”, me vlerë 2 miliard e 353 milion lekë.
Lista e plotë e 7 tenderave dhe fituesve:
-
Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT – Salillari, 2.283.000.000 lekë (Skualifikohet Gener 2)
-
Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2 – 4 A-M, ED KONSTRUKSION, I.D.K – KONSTRUKSION, 2.485.000.000 lekë
-
Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana – ALB-STAR, 2.559.000.000 lekë
-
Unaza e Jashtme Tiranë, Loti 4 – EUROTEOREMA PEQIN, PE-VLA-KU, NOVA Construction 2012, 2.096.000.000 lekë
-
Unaza e Jashtme Tiranë, Loti 5 – G.P.G. COMPANY, SENKA, 1.802.000.000 lekë
-
Unaza e Jashtme Tiranë, Loti 6 – Gjoka Konstruksion, 1.716.000.000 lekë
-
Unaza e Jashtme Tiranë, Loti 7 – ALKO-IMPEX General Construcion, 2-T, 2.353.000.000 lekë
Sipas SPAK, të gjithë këta tendera janë paracaktuar dhe vendimet kanë përfshirë drejtorë e zyrtarë të lartë, duke favorizuar kompani të caktuara në mënyrë të qëllimshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



