“Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, Arlind Qori proteston para Kuvendit
Sot, Lëvizja Bashkë zhvilloi një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar përgjegjësi nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, lidhur me aferat miliona euroshe që janë aktualisht nën hetim nga SPAK.
Një nga protestuesit u shpreh me tone të forta:
“Nëse dikush në fshat ndërton një mur pa leje shkon në burg, por nëse i vjedh popullin më të varfër në Evropë, jo vetëm që nuk shkon në burg, por edhe mbrohesh nga numri 1 i pushtetit.”
Gjatë protestës, mbështetësit mbanin pankarta me mesazhe të qarta ndaj qeverisë dhe ministres:
-
“Gjenerali i ushtrisë së burgosur” (referencë për kryeministrin Rama)

-
“Rama dhe Balluku na vodhën festat”

-
“Populli mbjell, oligarku korr”
-
“Kush mbjell uri, korr revoltë”

Kujtojmë se Belinda Balluku është marrë nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dyshime lidhur me shkelje të barazisë në tendera.
SPAK i ka kërkuar gjithashtu Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të saj, çka, sipas ligjit, mund të hapë rrugën për marrjen e masave më të ashpra të sigurisë, përfshirë edhe arrestimin.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



