E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas AKSHI-t, BKH ‘zbarkon’ në kupolën e Policisë së Shtetit
Flash

Pas AKSHI-t, BKH ‘zbarkon’ në kupolën e Policisë së Shtetit

Sekuestron telefonin e vartëses së Prodës

Sipas gazetarit Elton Qyno, Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin celular, ndërkohë që njëkohësisht janë ushtruar kontrolle si në ambientet e zyrës së saj, ashtu edhe në banesë.

Ervina Gjana mban një nga pozicionet më të ndjeshme brenda strukturave të rendit, duke drejtuar sektorin e Krimit Kibernetik dhe Kompjuterik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ky funksion përfshin përgjegjësi direkte në hetimin dhe parandalimin e veprave penale që lidhen me mashtrimet online, aktivitetin e call center-ave, ndërhyrjet në sistemet informatike, si edhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e krimit kibernetik.

Hetimi që ka përfshirë këtë zyrtare, si edhe persona të tjerë, është inicuar pas sekuestrimit të disa telefonave të shtetasit Agasi. Nga këto materiale, SPAK dyshon se një numër drejtuesish të Policisë së Shtetit janë emëruar apo promovuar nën ndikimin e grupeve kriminale.

Gazetari Qyno ka mësuar se procedimi penal ndaj efektivëve dhe drejtuesve të policisë lidhet me dyshime për lejimin e veprimtarisë së call center-ave, ndikim të paligjshëm në strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe vepra të tjera penale.

Sipas Elton Qynos, ditën kur qarkulloi informacioni se BKH kishte sekuestruar telefonin e Ilir Prodës, agjentët e Byrosë ishin realisht të pranishëm në godinën e Policisë së Shtetit, por objektivi i veprimeve hetimore nuk ishte ai, por një tjetër zyrtar i lartë i policisë.

Kujtohet se Ilir Proda ka pasur më herët një telefon të sekuestruar, në kuadër të një çështjeje për nxjerrje të sekretit hetimor në muajin korrik të vitit 2024, aparat i cili më pas i është kthyer.

Po ashtu, mësohet se masa e sekuestrimit është vendosur edhe ndaj telefonit të bashkëshortit të Ervina Gjanës, Renato Hristiç.

Përveç kontrolleve në banesën e çiftit, Gjykata e Posaçme ka autorizuar edhe kontrolle personale dhe të banesave për disa shtetas të tjerë. Në listë përfshihen Gëzim Toska, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si edhe subjekti tregtar “Merkaj 3”, pronar i kompleksit “Mandarine Drive”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.