Protesta para Kryeministrisë, policia shoqëron mbështetësit e Lapajt
Policia e Tiranës ka shoqëruar katër aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë.
Sipas organizatorëve, përveç shoqërimit të katër personave, efektivët e policisë kanë sekuestruar edhe gjeneratorin e energjisë, dy automjete që transportonin pajisjet teknike, si dhe foninë e përdorur gjatë protestës.

Protesta u shoqërua me tensione që në momentet e para. Protestuesit raportojnë për përplasje fizike me policinë, pasi u shtynë nga efektivët kur tentuan t’i afroheshin godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Situata u përshkallëzua më tej kur policia ndërhyri për të hequr foninë dhe podiumin e improvizuar, nga ku Adriatik Lapaj po mbante fjalimin e tij, duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ngjarja ka ngjallur reagime dhe debate mbi mënyrën e ndërhyrjes së policisë dhe trajtimin e protestuesve gjatë tubimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




