E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtarizohen 3 banorët e parë të Big Brother Vip Albania
Showbiz

Zyrtarizohen 3 banorët e parë të Big Brother Vip Albania

Brikena Selmani, Armir Shahini dhe Kristi Lamaj janë tre banorët e parë që hapin zyrtarisht edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Armir Shahini vjen në këtë format si një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Ai është veçanërisht i dashur për publikun si një nga anëtarët kryesorë të grupit legjendar “West Side Family”.

Nga ana tjetër, Brikena Selmani është modele nga Kosova, e cila së fundmi përfaqësoi vendin e saj në konkursin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Grand International 2025”.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të hyjë gjithashtu edhe Kristi Lamaj, këngëtar i muzikës popullore, i cili pritet të sjellë ngjyra dhe dinamika të reja gjatë qëndrimit të tij në lojë.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi do të jetë opinioniste e këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania 5”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.