E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
1 vit pas ndarjes nga jeta, publikohet kënga e re e Shpat Kasapit
Lajme

1 vit pas ndarjes nga jeta, publikohet kënga e re e Shpat Kasapit

Një këngë e papublikuar më parë e Shpat Kasapit ka mbërritur te publiku, duke rikthyer kujtimin e artistit përmes zërit dhe muzikës së tij. Projekti titullohet “A je rahat pa mu” dhe është ndarë me ndjekësit nga bashkëshortja e këngëtarit, Selvije Jao, e cila ka treguar historinë që fshihet pas realizimit të tij.

Përmes një postimi në Instagram, Selvija ka zbuluar se kënga ishte përzgjedhur nga vetë ajo përpara se Shpati të bëhej pjesë e planit për të hyrë në “Big Brother VIP Albania 5”. Ideja ishte që publikimi të bëhej gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e spektaklit, por planet ndryshuan pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit.

Sipas rrëfimit të saj, Shpati i kishte dërguar katër versione demo dhe i kishte kërkuar të zgjidhte atë që i pëlqente më shumë. Selvija vendosi për “A je rahat pa mu”, këngën që tashmë është publikuar dhe që, për të, merr një domethënie krejt tjetër.

“Po e ndaj me ju si një amanet të Shpatit”

Selvija tregon se disa muaj më vonë, kur ajo nuk e kishte më në mendje projektin, producenti i këngëtarit ia dërgoi këngën të përfunduar. Megjithatë, publikimi nuk ishte i menjëhershëm, pasi ajo nuk ndihej ende gati ta ndante këtë pjesë të kujtimit të Shpatit me publikun.

Në mesazhin e saj, ajo falënderoi producentin Artirec për dorëzimin e këngës pa interes financiar, si dhe Imperialb_sadiku për punën dhe përkushtimin gjatë realizimit të projektit.

“Për muaj të tërë e mbajta këtë këngë për vete, sepse nuk isha gati ta ndaja me botën”, shprehet Selvija, duke treguar se titulli i saj sot i shkakton një dhimbje që nuk mund ta kishte përfytyruar në kohën kur e dëgjoi për herë të parë.

Për bashkëshorten e artistit, publikimi nuk është thjesht një këngë e re, por një mënyrë për të ruajtur gjallë kujtimin e tij dhe për t’i dhënë publikut mundësinë të dëgjojë edhe një herë zërin që e bëri të njohur.

“Po e ndaj me ju si një amanet të Shpatit, që zëri i tij të vazhdojë të jetojë dhe të mos harrohet kurrë”, shkruan ajo.

Në fund të rrëfimit, Selvija ndalet te mënyra se si koha mund t’ua ndryshojë kuptimin këngëve, duke i kthyer ato nga melodi të zakonshme në kujtime që mbeten përgjithmonë.

“Disa këngë, me kalimin e kohës, nuk dëgjohen më njësoj. Disa bëhen kujtime që jetojnë përgjithmonë”, përfundon ajo.

Me publikimin e “A je rahat pa mu”, një projekt i nisur kur Shpat Kasapi ishte ende mes planeve për të ardhmen, merr tashmë një kuptim të veçantë për familjen, miqtë dhe fansat e tij.

“Para se Shpati të hynte në Big Brother Albania, më dha të ndëgjoj katër demo dhe më kërkoi të zgjidhja atë që më pëlqente më shumë. Unë zgjodha pikërisht këtë këngë. E kishim planifikuar ta publikonim ndërsa ai do të ishte brenda Big Brother-it, por Zoti kishte plane të tjera. Rreth muajit mars ose prill kur unë e kisha haruar, kënga më erdhi e përfunduar nga producenti i Shpatit,

Një falënderim i veçantë për Artirec , që ma dorëzoi këngën pa asnjë interes, nga zemra, dhe që i qëndroi Shpatit gjithmonë në krah. Mirënjohëse për ty dhe për gjithçka që ke bërë për të. Falënderim edhe për Imperialb_sadiku për punën dhe përkushtimin.

Për muaj të tërë e mbajta këtë këngë për vete, sepse nuk isha gati ta ndaja me botën. Sot, titulli “A je rahat pa mu” më dhemb më shumë se çdo fjalë tjetër… Sikur sot të kishte një kuptim që atëherë nuk mund ta imagjinonim. Po e ndaj me ju si një amanet të Shpatit, që zëri i tij të vazhdojë të jetojë dhe të mos harrohet kurrë.

Disa këngë, me kalimin e kohës, nuk dëgjohen më njësoj. Disa bëhen kujtime që jetojnë përgjithmonë”, shkruan ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.