Berisha i shtrin dorën Lapajt, Shehajt dhe Qorit
“Të bashkohemi kundër së keqes së vendit”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer në vëmendje thirrjen e tij për Adriatik Lapajn dhe partitë e tjera opozitare që t’i bashkohen protestës kundër qeverisë.
“Nuk matet gjithçka me numra. Historia e Shqipërisë ka mësime të jashtëzakonshme, ku pakicat kanë arritur të triumfojnë kundër stërshumicave. Ne dalim aty me guximin e shqiptarit dhe idealet më fisnike për të larguar këtë njeri që mori licencën nga Gjykata Kushtetuese. Licencën mund ta japë gjykata, por jo jetëgjatësinë e popullit,” tha Berisha.
Ai theksoi se pavarësisht se Kryeministri Edi Rama ka marrë “licencë” për veprimet e tij nga Kushtetuesja, populli nuk do ta falë.
“Lapaj ka pasur dhe do të ketë mbështetjen time për sa kohë që qëndron në protestë. Kushdo që proteston kundër qeverisë ka mbështetjen time. Ftesa ime për Lapaj dhe partitë opozitare është që të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe. Kryetari i një partie mund të ketë planet e veta, por populli ka forcën e tij,” shtoi Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



