E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalimi i gomones në Malin e Zi/ Policia zbulon detaje të tjera
Lajme

Ndalimi i gomones në Malin e Zi/ Policia zbulon detaje të tjera

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me kapjen në Mal të Zi të gomones që dyshohet se transportonte drogë.

Burime zyrtare pohuan se në bordin e mjetit lundrues ishin tre persona, 2 nga Mali i Zi dhe i nga Serbia.

Në njoftimin e policisë, thuhet se pas rreth 30 orësh kërkime, gomonia u kap në në ujërat e Malit të Zi.

Po ashtu u bë e mundur edhe bllokimi i një tjetër gomoneje, e cila tentoi të ndihmonte gomonën që ndiqej që prej ditës se djeshme nga policitë e tre vendeve me koordinimin edhe të një avioni të Guardia di Finanza nën ombrellën e Frontex.

Njoftimi i policisë:

Kapet gomonia që ishte në ndjekje që prej ditës së djeshme nga Policia Kufitare, Delta Forcë, Guardia di Finanza, QNOD, Forcat e Armatosura dhe Policia e Kufirit dhe Forcat Speciale Malazeze

Rreth orës 17.30, Policia malazeze e mbështetur nga Forcat e Speciale të Marinës Ushtarake dhe Roja Bregdetare Malazeze ka bërë të mundur bllokimin e gomones me 3 shtetas në bord, konkretisht shtetasit: E.K dhe M.S nga Mali i Zi, si dhe R.M, nga Serbia por banues të tre në Bar-Podgorica.

Gjithashtu, ka bërë të mundur edhe bllokimin e një tjetër gomoneje e cila tentoi të ndihmonte gomonën që ndiqej që prej ditës se djeshme nga policitë e tre vendeve me koordinimin edhe të një avioni të Guardia di Finanza nën ombrellën e Frontex.

Në bordin e gomones së dytë janë kapur dy shtetas edhe këta shtetas malazeze.

Një ditë më parë, Delta Forcë, Policia Kufitare dhe D.V.P.Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13.50, konstatuan mjetin lundrues që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan.

Menjëherë në ndjekje të mjetit lundrues u vunë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë.

Eshtë kërkuar gjithashtu ndihma e anijës “Oriku” dhe e Helikopterit të FA-së si dhe GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët italianë e malazeze.

Në ndjekje ishte dhe një helikopter “COUGAR” i FA shqiptare.

Gomonia tentoi të fshihej në ujrat territoriale të Malit të Zi ku u pikas e u ndalua sot.

Po vijon puna për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Duhet theksuar se në asnjë moment forcat policore të tre vendeve nuk e kanë ndërprerë ndjekjen dhe kontrollin për bllokimin e gomones.

Falë një pune profesionale dhe koordinimit e bashkëpunimi të shkëlqyer nga Zyrat ndërlidhese të Policise shqiptare në Bari, Itali dhe Policisë italiane e Guardia di Finanza në Pulia e NUFROM në Shqipëri, Policisë së Kufirit të Malit të Zi e forcave të Marinës ushtarake dhe Rojës Bregdetare malazeze është bërë e mundur të ndalohen dy gomonet dhe personat e përfshirë.

Vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes policive pjesmarrëse në operacion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.