EMRI/ Plagosje me thikë në Kavajë, arrestohet autori
Një incident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar pak më parë në lagjen nr. 2 të qytetit të Kavajës.
I plagosur ka mbetur shtetasi Artur Ligeja, i cili është pronar i një agjencie udhëtimesh si edhe i disa bizneseve të tjera. Ai është sulmuar me mjet prerës, thikë.
Biznesmeni Artur Ligeja u plagos me thikë nga shtetasi Eri Velecia, i cili më pas edhe është ndaluar nga policia.
Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe I ka kërkuar këtij të fundit para. Ligeja ka refuzuar t’i japë, dhe autori për pasojë e ka qëlluar me thikë.
Eri Velencia njihet dhe si përdorues i lëndëve narkotike.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërkohë që po merret në pyetje edhe vetë i lënduari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



