E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Myslim Murrizi nxjerr ‘të paralat’ e afrës së Bankers Petroleum
Lajme

Myslim Murrizi nxjerr ‘të paralat’ e afrës së Bankers Petroleum

“Të gjitha qeveritë janë të përfshira”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza të forta lidhur me aktivitetin e kompanisë Bankers Petroleum, për të cilën tha se ka përfituar miliarda euro nga pasuritë nëntokësore të Shqipërisë pa paguar taksa për më shumë se dy dekada.

Sipas Murrizit, afera e Bankers Petroleum nuk është përgjegjësi e një qeverie të vetme, por përfshin të gjitha qeveritë që nga viti 2004 e deri më sot. Ai theksoi se në këtë zinxhir përgjegjësie përfshihen ministrat e Financave ndër vite, drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave, ndërsa sipas tij, mungon vullneti politik për ta denoncuar këtë çështje, përfshirë edhe opozitën.

Murrizi iu referua gjithashtu dosjes së Fierit, e cila përbëhet nga rreth 170 faqe dhe aktualisht po hetohet nga SPAK. Ai theksoi se kjo dosje ka sjellë arrestime të disa administratorëve lokalë, por sipas tij, trajtimi i personave të përfshirë ka qenë i pabarabartë.

Sipas ish-deputetit, një nga administratorët që kishte shërbyer për një kohë të gjatë u lirua nga masa e arrestit, ndërsa një shtetas kinez mbetet ende në burg, pavarësisht se, sipas tij, nuk ka lidhje apo njohje të qarta me personat e tjerë të përfshirë në çështje. Ai përmendi edhe vendimin e GJKKO-së për arrest shtëpie për një tjetër administrator, duke ngritur dyshime mbi standardet e dyfishta të drejtësisë.

Në deklaratat e tij, Murrizi solli shifra konkrete mbi sasinë e naftës së nxjerrë nga Bankers Petroleum ndër vite, duke theksuar se Shqipëria, nëse do të kishte funksional rafinerinë e Ballshit, nuk do të kishte pasur nevojë të importonte naftë dhe benzinë nga jashtë.

Ai foli edhe për gjobën prej 120 milionë eurosh të vendosur ndaj Bankers Petroleum në maj të vitit 2019, për të cilën pretendoi se është falur në mënyrë të paligjshme, si dhe për lidhje të kompanisë me banka, studio ligjore dhe politikanë të të gjitha krahëve.

Sipas Murrizit, kjo çështje përfaqëson një nga aferat më të rënda që ka komprometuar politikën shqiptare pa dallim spektri dhe që, sipas tij, nuk është trajtuar me seriozitetin e duhur as nga opozita aktuale dhe as nga ajo e mëparshme.

“Për mua, në këtë aferë janë të përfshirë të gjitha qeveritë që nga viti 2004. Teknikisht, pastaj, të gjithë ministrat e financave, drejtuesit e Tatimeve dhe drejtuesit e Përgjithshëm të Doganave.

Dosja e Fierit, që përbëhet nga rreth 170 faqe dhe po hetohet në SPAK, ka pasur arrestime të bujshme të disa administratorëve lokalë.

Kur ata u sollën në SPAK, një prej administratorëve, që kishte shërbyer gjatë periudhave të gjata, u lirua nga arresti. Ndërkohë, një shtetas kinez, i përfshirë në rast, mbetet në burg, pa që të ketë ndonjë njohje ose lidhje të qartë me personat e tjerë.

U mor edhe vendimi në gjykatën GJKKO që e la në arrest shtëpie. Pra dy kinezë, kinezin ekonomik dhe kinezin gjenetik, që vazhdon në burg ai, sepse nuk njeh njeri. Ky ka qenë 43 ditë administrator, ky gjenetiku, ky është më pak, por nuk njeh njeri. Ky tjetri ka dalë.

Prej 2004 nga ministri i parë i financave dhe gjithë ministrat e financave, Bankers, fillimisht kanadezët dhe pastaj kinezët, kanë nxjerrë 1.2-1.5 mln ton naftë në vit. Në 20 vite bëhen gati 25-30 mln ton naftë. Shqipëria ka nevojë për naftë dhe benzinë bruto deri në 2024, për 780 mijë ton. Po të kishim patur funksional Ballshin, Shqipëria nuk kishte nevojë të blinte naftë nga jashtë, furnizohej me naftë dhe benzinë nga këtu.

Trashë e trashë, Bankersi, ti thuash pusetë është e vogël, por duhet të jetë një bot, i pistë, ku kanë ngjyer duart, të gjitha qeveritë, nga Nano në fund të mandatit dhe çfarë kanë ardhur pas Nanos, Berisha dhe pastaj Rama.

Bankers ka një gjobë në maj 2019, 120 mln euro gjobë. E marr të printuar dhe ia lë Ramës në Kuvend. Çfarë është më tha. Gjobë e Bankers i thashë. Epo kështu thonë tha. Ore i thashë, ia ka falur kjo Anila që nuk ka të drejtë t’ja falë. Gjobat i fal ose komisioni i apelit ose gjykata administrative. Këta kanë heshtur, por përse? Të gjithë kullat vërdallë Tiranës, kompani të fuqishmë, filloje te Stadiumi e me rradhë…

Përpos edhe Raifaissen bank. Ke edhe mbi 10 politikanë. Katër studio avokatie, njërën e ka ish deputet i PS, Alket Hyseni, ka marrë 6 mln euro për këshillime. Studio avokatore e Eduard Halimit, me 2-3 vetë në punë, ka marrë 3 milionë euro. Për koiçidencë, 720 mijë euro i ka marrë ditën që më kanë shpallur mua armik.

Është një Çerekja, bashkë me bashkëshorten, që paradite rri të PS dhe pasdite te PD, ky ka marrë 2.7 mln ai dhe 1.7 bashkëshortja.

Pastaj djali i ish-ministrit të Jashtëm të PD, që duhet të ketë bërë ndonjë roman, ai ka marrë 387 mijë euro. Dhe bizneset me radhë.

Për mua është afera që ka bërë pis politikën, pa dallim spektri dhe nuk kam dëgjuar të flasin siç duhet folur, as opozitën sot dhe as opozitën dje, për Bankersin. Se sa do ta hetojnë, nuk e di”, tha Murrizi në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.