E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rezuluta kopile që do rrëzojë Ramën në mars…
Lajme

Rezuluta kopile që do rrëzojë Ramën në mars…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj asaj që po qarkullon në publik si një e ashtuquajtur “rezolutë amerikane” për Shqipërinë, duke e quajtur një trillim të pastër dhe një farsë që nuk ka asnjë lidhje me realitetin.

Në një reagim publik, Manjani shprehet se kemi të bëjmë me një tekst të fabrikuar, të shpërndarë kryesisht në rrjete private komunikimi si WhatsApp, i cili po përdoret, sipas tij, për të mbajtur gjallë shpresa politike të pabazuara, veçanërisht brenda radhëve të opozitës.

Sipas Manjanit, materiali i rremë pretendon se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë për një periudhë 90-ditore në Shqipëri, duke hetuar institucione si AKSHI, sektorin e resorteve turistike, biznesmenë të ndryshëm dhe zyrtarë të nivelit të mesëm. Një skenar që ish-ministri e cilëson si absurd dhe qesharak.

Ai ironizon idenë se një administratë amerikane, e cila në skena të tjera ndërkombëtare flet për projekte gjigante turistike, do të vinte në Shqipëri për të “mbyllur resorte” dhe për të futur ndërtuesit në SPAK, duke e çuar ironinë deri te përfshirja hipotetike e vetë familjarëve të ish-presidentit Trump në këto akuza.

Manjani thekson se realiteti është krejt tjetër. Që prej muajit shtator, në Kongresin Amerikan ekziston një projekt-rezolutë zyrtare prej rreth 45 faqesh, përmbajtja e së cilës nuk ka asnjë lidhje me tekstin që po qarkullon në portale dhe rrjete sociale.

Sipas tij, dokumenti real fokusohet në nxitjen e investimeve dhe forcimin e angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria përmendet vetëm një herë, thjesht si vend anëtar i NATO-s, pa asnjë referencë për ndërhyrje direkte në institucionet e saj apo për ndëshkime masive ndaj zyrtarëve dhe biznesit.

Rezoluta, shton Manjani, flet për mbështetje ndaj rajonit përballë sulmeve kibernetike dhe rrezikut të dezinformimit, jo për mbylljen e shërbimeve online apo veprime represive që, sipas tij, përputhen më shumë me fantazitë e teksteve të rreme sesa me politikën zyrtare amerikane.

Në këtë kontekst, ai vë në dukje se ironikisht vetë rezoluta sugjeron mbrojtjen e shoqërive të Ballkanit nga dezinformimi, pikërisht nga lloji i materialeve të sajuara që po shpërndahen masivisht dhe që, sipas tij, mund të synojnë edhe nxitjen e reagimeve të rrezikshme në emër të Amerikës.

Manjani përfundon duke ftuar këdo që ka interes të lexojë dokumentin origjinal të projekt-rezolutës në Kongres, duke e krahasuar me tekstin e rremë që po qarkullon, për të kuptuar diferencën mes një dokumenti zyrtar dhe një materiali të fabrikuar për konsum politik.

Postimi i Ylli Manjanit

Gallatë ore gallatë e madhe.
Një kopil që ka përshtatur një tekst sikur Amerika për 90 ditë do merret me AKSH-in, resortet turistike, bisnesmenët dhe zyrtarët e mesëm, tekst të cilin e ka shpërndarë në whatsap, është programi humoristik më i madh i këtyre ditëve.
Sigurisht kush nuk di shkrim e këndim e ha këtë gjë dhe e merr të mirqenë. Por në total gallata është e madhe.
Dmth Trump-i që propozon të bëjë gjithë Gazën resort, këto në Shqipëri dashka ti mbyllë. Hahahahahahahahahahaha…
Dhëndërri i tij do të investojë në Shqipëri, kurse rezoluta kopile thotë se amerika do i çojë në spak ndërtuesit, dmth edhe Jared si ndërtues resorti do shkojë në SPAK. Pra Trump dashkantë heqë qafe dhëndrrin e vet duke e futur në burg nga SPaK…
Gallatë ore gallatë,po them.
Hahahahahahahahahahahah..
Në të vërtetë që prej muajit shtator gjendet një projekt rezolutë në Kongresin Amerikan, teksti prej 45 faqesh i së cilës, sugjeron krejt të kundërtën e tekstit që sugjeron kopili humorist, që mban me gajret SHQUP-in dhe komentatorët publikë që çdo gjë e lidhin me amerikën… hahahahahahha
Rezoluta flet për nxitje investimesh dhe mbështetje amerikane në ballkanin perëndimor, ku Shqipëria përmendet me emër vetëm 1 herë si vend i NATOS.
Amerika sugjeron mbështetje në ballakan ndaj sulmeve kibernetike, jo mbyllje të shërbimeve online që të kënaqen spak-sat në këtë vend.
Madje në një paragraf aty sugjerohet që të asistohet Balkani perëndimor që të mbrohet nga dezinformimi. Dmth të mbrohet nga tekste kopile e kopilash si ky që shpërndahet në whatapp-e e portale për të ngatërruar dynjanë, ndoshta edhe për të nxitur reagim të dhunshëm në emër të Amerikës….
Nejse, po kushdo që ka interes të njihet me tekstin origjinal, jo kopil, të projekt rezolutës që gjendet në kongres që prej shtatorit e ka këtu linkun.
Sugjerohet leximi i krahasuar me tekstin kopil që të qeshni …

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.