VIDEO/ S’ka dhurata këtë vit, Babagjyshi është kapur nga policia
Një ndalesë e papritur nga policia në një autostradë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer në një nga momentet më virale në rrjetet sociale, pasi shoferi i automjetit rezultoi të ishte… Babagjyshi.
Incidenti ndodhi gjatë një kontrolli rutinë trafiku, kur oficerët ndaluan një makinë që po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Pamjet e regjistruara nga kamera e trupit të një prej policëve tregojnë reagimin e tyre të habitur dhe plot humor në momentin që konstatojnë se drejtuesi i mjetit ishte i veshur komplet si Babagjyshi, duke i dhënë situatës një ngjyrim festiv dhe të pazakontë.
Në video, oficerët dëgjohen teksa bëjnë komente me humor për “misionin” e shoferit, ndërsa e trajtojnë gjithë ndalimin me buzëqeshje dhe mirëkuptim. Pikërisht kjo atmosferë e çlirët dhe reagimi spontan i policëve ka bërë që pamjet të shpërndahen me shpejtësi, duke u bërë virale brenda pak orësh.
Videoja ka mbledhur mijëra shikime dhe komente në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë cilësuar momentin si një nga ndalesat më argëtuese dhe festive të policisë, duke sjellë humor dhe gëzim në prag festash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



