E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal me IQOS! Braçe publikon videon: Alarm për fëmijët!
Lajme

Skandal me IQOS! Braçe publikon videon: Alarm për fëmijët!

Deputeti socialist Erion Braçe ka intensifikuar prej disa ditësh fushatën e tij publike në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve, duke ngritur alarme për produkte që, sipas tij, po i ekspozojnë të miturit ndaj rreziqeve serioze.

Sot, Braçe ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si një skandal të rëndë me cigaret elektronike IQOS. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, deputeti tregon se brenda përbërjes së cigares gjenden elementë metalikë, duke ngritur shqetësime për ndikimin e tyre në shëndet, veçanërisht tek fëmijët.

Ai thekson se, megjithëse duhani elektronik është i ndaluar me ligj për t’u shitur të miturve dhe reklama e tij është e ndaluar në çdo formë, produktet vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm. Sipas Braçes, kompania prodhuese “Philip Morris” vendos interesin financiar mbi çdo rregull ligjor apo etik.

“Alarm për fëmijët! Brenda duhanit elektronik ka fletë metalike dhe ky produkt u shitet fëmijëve. Shitet si teknologji, si luks, si ‘më pak i dëmshëm’, ndërkohë që krijon varësi të fortë dhe dëmton rëndë mushkëritë, veçanërisht të fëmijëve”, shkruan Braçe.

Deputeti i bën thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë menjëherë dhe të zbatojnë ligjin, duke ndalur shitjen dhe shpërndarjen e këtyre produkteve tek të miturit.

Sipas tij, heshtja përballë këtij fenomeni përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe një dështim të shtetit për të mbrojtur fëmijët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.