I moshuari përdhunon dhe lë shtatëzënë 12-vjeçaren në Pogradec
Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të martë në fshatin Piskupat të Pogradecit, ku një vajzë 12-vjeçare, pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë rreth 22 javëshe.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja është abuzuar seksualisht me forcë nga një person i moshuar, rreth 70 vjeç, i njohur për familjen e saj.
Rasti është evidentuar pasi vajza kishte shfaqur ndryshime të dukshme fizike, çka ka detyruar familjarët ta dërgojnë në spital për ekzaminime. Pas kontrollit mjekësor, është konfirmuar shtatzënia.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se i dyshuari e ka kërcënuar vazhdimisht vajzën për të mos treguar ngjarjen. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar autorin e dyshuar.
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore, ndërsa familjarët po merren në pyetje. Vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut, me asistencën e strukturave përkatëse.
Sipas burimeve, abuzimi seksual dyshohet se ka ndodhur në banesën e të moshuarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



