E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hallet tona nuk i zgjidh Venezuela, por patriotët e këtij vendi
Lajme

Hallet tona nuk i zgjidh Venezuela, por patriotët e këtij vendi

Basir Çollaku

Janë turrur shumë shpjegues të arrestit të Maduros të shërbejnë naftën si arsye thelbësore.E për të drejtën ndërkombëtare. Pilaf diplomatik.
Edhe ajo, nafta, është një nga ndikuesit mbase. Megjithëse Maduro ishte gati të thoshte Po për çdo kusht amerikan. Për çdo litër naftë e mjaft pasuri të tjera, yes po bërtiste. Mjaft t’i garantohej fundshpina në karriken e Presidentit.

Pa shkuar pak më tutje të Kina, Rusia. Irani, por edhe droga kishte miliarda. Është paketë e madhe. Është gjeopolitkë kontrolli dhe sistemi, riformatim i hartës botërore të ndikimit.. Superfuqitë nuk bëjnë betjeja ditore. As shkojnë në luftë për një tas karburant. Është Rend tjetër. Zotëria që drejton planetin e ndau mendjen dhe bëri fort mirë. Hoqi qafe një bandit, që me aktivitetin keqbërës të tij, u dëmtonte ekonominë dhe shëndetin amerikanëve, nëpërmjet drogës e parasë kriminale. Sinjale ka dërguar dje edhe Kolumbisë, Meksikës dhe Kubës.. Narcos është plot andej. RENDI I RI ka dhe taksa surprizë..
Por asgjë mos të jetë..
Lëre Venezuelën. Të bëhet çtë bëhet.
Se gjeopolitikën e kurdis vetë Biondi.

Po kjo NAFTA jonë
Po këtë naftën tonë aq pak sa është që del goxha për konsumin tonë..E jo pak ka ende.
Për këtë e vodhën të gjithë
Heshtën të gjithë
U pasuruan plaçkitësit e pushteteve
Të flasim ndonjë llaf edhe për këtë
Po drogën
Po pastrimin e parave
Po korrupsionin

Po masakrën e pronave
Po shpartallimin e tregut
Po falimentin e arsimit e shëndetësisë
Po tredhjen e bujqësisë
Po zaptimin nga mafia e bregdetit
Po ikjen e 40 përqind të popullsisë
Po rini e ikur dhe Shqipëri e plakur
Po plehërimin kancerogjen të Shqipërisë
Po kapjen e çdo pasurie natyrore mbi e nëntoksore
Po diplomatë traptallës me shumicë nëpër Tiranë
Meqë ka nisur SPAK të lëçisë ca dosje..
Ta pjekim e prekim këto halle tonat
Pastaj Venezuela aty është prapë.. ia qajmë hallin më vonë…
Sa të përshëndesë Rama. Avash avash..Se i kujtohet sekretari Rubio kur përsëriti.. Mos luani me këtë President…
Se të urojë Elisa dhe Balla arrestin e narkotrafikut, qesh edhe komedia..
Piqeni mendjen, hallet tona nuk i zgjidh as Venezuela, as nëpër ekrane vuvuzela..
I zgjidhin patriotët..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.