E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plani i Adriatik Lapajt: Qeveri tranzitore, 2 emrat për kryeministër
Lajme

Plani i Adriatik Lapajt: Qeveri tranzitore, 2 emrat për kryeministër

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë publike dy emra që, sipas tij, mund të udhëheqin një qeveri tranzitore me mandat 12-mujor.

Lapaj u shpreh se mjeku i njohur, tashmë në pension, Tritan Kalo, është një figurë që mund të garantojë organizimin e zgjedhjeve shembullore në Shqipëri. Sipas tij, përvoja, integriteti dhe distancimi nga politika aktive e bëjnë Kalon një kandidat të përshtatshëm për drejtimin e një qeverie kalimtare.

tritan kalo

Gjithashtu, ai përmendi edhe profesorin Përparim Kabo, duke theksuar se bëhet fjalë për një intelektual me peshë, që mund të kontribuojë në krijimin e një qeverie mbi palët politike.

perparim kabo

Sipas Lapajt, këta dy emra do t’i jepnin vendit një qeverisje neutrale, të përqendruar vetëm në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, çka më pas do të sillte një efekt zinxhir dhe garë reale në çdo nivel.

“Jo të jesh ti kryeministër sepse je provuar. Ideja është një qeveri tranzitore për 12 muaj, me njerëzit më të mirë që ka vendi. Më vjen në mendje profesori Tritan Kalo, i cili është pensionuar dhe jeton në Kanada, dhe jam i bindur se zgjedhjet do t’i organizonte model. Po ashtu edhe profesori Përparim Kabo. T’u japim qytetarëve një qeveri përtej palëve, me mandat të qartë për të garantuar zgjedhje të ndershme. Pastaj, kush fiton, le ta marrë përgjegjësinë me votë të lirë”, u shpreh Lapaj në një intervistë për News24.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.