E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: LSI  është pjesë e negocimit, vendi është në krizë, gati të lëshoj postin e ministrit
Lajme

Vasili: LSI është pjesë e negocimit, vendi është në krizë, gati të lëshoj postin e ministrit

Edhe pse nuk kishte asnjë përfaqësues në takimin mes liderit të opozitës Basha dhe kryeministrit Rama në tryezën e thirrur nga presidenti në detyrë Nishani, LSI ka qenë pjesë e negocimit.

Në konferencën e parë për mediat si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se varianti i ofruar nga Partitë Popullore Evropiane ishte mundësi e mirë dhe realiste për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike.

Për Vasilin, kjo mundësi i jepte garanci PD-së për tu bërë pjesë e procesit, e për të hequr dorë nga vendimi i saj për të bojkotuar zgjedhjet. Nëse do të ishte pranuar mes palëve drafti i PPE-së, Vasili tha se do të niste duke hequr dorë i pari nga posti i tij i Ministrit të Drejtësisë.

“LSI nuk ka qenë pjesë e këtij negocimi, ka qenë negociim bilateral, mes Ramës dhe Bashës me stafet respektive. Jemi njohur me variantin e zgjidhjes, s’do më pëlqente ta quaja ofertë, variantin e zgjidhjes nga PPE, ka qenë një variant realist që hapte hapësira të zgjidhjes së krizës, jepte garanci të rëndësishme PD që ajo të bëhej pjesë e procesit, mendoj që do ishin të mirëpritura por dhe të besuara nga të gjitha palët që PPE ta thonë fjalën e tyre pasi edhe eksperienca edhe pesha politike e bënë çdo zgjidhje që ofrojnë më të besueshme. Sa i takon LSI, stabiliteti i vendit, kemi qenë të gatshëm për këto sakrifica, për t’u vënë në dispozicion në funksion të zgjidhjes. Le të fillonte nëse ishte e domosdoshme që nga pozicioni im, ministri i Drejtësisë”, tha Vasili.

Kreu i ri i LSI, Petrit Vasili pohoi se ajo çka ka rëndësi madhore për vendin është stabiliteti politik dhe jo e ardhmja e koalicionit PS-LSI. Ai theksoi se së pari duhet të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe më pas të mendohet për koalicionin.

“Është një situatë krize politike, dhe nuk kemi arsye pse ta fshehim, është një krizë që kërkon maturi dhe largpamësi për të kuptuar se çfarë efekti kanë të gjithë veprimet e sotme për të ardhmen e vendit. Ne kemi qenë në dispozicion të çdo zgjidhje që garanton zgjedhje me standarde. Zgjedhjet e njëanshme s’do mundësonin ecurinë e reformave ndaj këtu duhet të jetë fokusi për të përdorur cdo minutë, cdo mik të huaj apo vendas, vetëm për të vajtur te një zgjidhje sa më e gjithëpranuar”, theksoi Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.