E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E tmerrshme! Vdes një person nga përmbytjet në Durrës
Lajme

E tmerrshme! Vdes një person nga përmbytjet në Durrës

Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të fundit, duke vënë në lëvizje menjëherë strukturat e rendit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Deri në këto momente, identiteti i personit nuk është bërë ende i ditur.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të qytetit të Durrësit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Policia vijon hetimet për të hedhur dritë të plotë mbi këtë ngjarje.

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.