E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi/ Gardistët ankohen për ulje të pagave dhe tatim me 13%
Lajme

Denoncimi/ Gardistët ankohen për ulje të pagave dhe tatim me 13%

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Publik.al, ku punonjës të gardës ngrenë shqetësime serioze lidhur me pagat e muajit të fundit dhe mënyrën e tatimit të tyre.

Sipas denoncuesit, të gjithë punonjësit e gardës kanë marrë rreth 200 mijë lekë më pak në pagë, ndërsa mbi pagesat është aplikuar tatimi 13%, pa një shpjegim të qartë dhe transparent.

Denoncuesi shprehet se u është komunikuar se një pjesë e shumës është mbajtur për veshmbathje dhe kostume, të cilat merren çdo vit. Sipas tij, këto shpenzime nuk janë të përcaktuara si rregull ligjor, nuk tatohen sipas procedurave standarde dhe, për pasojë, nuk duhet të reflektohen si ulje në pagat mujore.

“Nuk na i kalojnë këto shuma si paga dhe për këtë arsye na janë ulur rrogat, por pa asnjë dokument apo sqarim zyrtar”, thuhet në denoncim.

Punonjësi i gardës theksojnë se situata ka prekur të gjithë efektivët dhe kërkojnë transparencë mbi mënyrën e llogaritjes së pagave dhe mbajtjeve mujore.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.