E FRIKSHME! Shikoni si rrëshqet mali në Selenicë (VIDEO)
Izolohen dhjetëra familje
Moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar pasoja të rënda, jo vetëm përmes përmbytjeve, por edhe si rezultat i rrëshqitjeve masive të dherave dhe inerteve, të cilat kanë dëmtuar dhe bllokuar segmente të rëndësishme rrugore në disa zona.
Një nga situatat më problematike vazhdon të mbetet ajo në fshatin Matogjinë, në territorin e Bashkisë Selenicë. Si pasojë e rrëshqitjes së rrugës në mal, në fshatin Bashaj ka mbetur plotësisht i izoluar, duke u shkëputur nga çdo lidhje rrugore me zonat përreth. Në këtë zonë jetojnë dhjetëra familje, të cilat po përballen me vështirësi serioze për lëvizjen, furnizimin me ushqime dhe aksesin në shërbime bazë.
Banorët kanë ngritur vazhdimisht alarmin dhe kanë kërkuar ndërhyrje emergjente, por deri më tani nuk është shënuar asnjë reagim konkret nga autoritetet e Bashkisë Selenicë apo institucionet përkatëse. Mungesa e ndërhyrjes ka shtuar ndjenjën e braktisjes dhe pasigurinë mes familjeve të prekura, të cilat ndihen të lëna në mëshirë të fatit.
Në kushtet e izolimit dhe të rrezikut të vazhdueshëm, banorët e Bashajit apelojnë për ndihmë të menjëhershme, duke kërkuar ndërhyrje për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e aksesit normal, përpara se situata të përkeqësohet edhe më tej.
Momenti i rrëshqitjes:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



