Bllokohet dalja Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë datave 13 dhe 14 janar, do të ketë bllokim të përkohshëm të rampës që lidh autostradën e Tiranës me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.
Sipas ARRSH-së, bllokimi do të ndodhë gjatë orëve të natës, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në zonën e Qafë Kasharit.
Konkretisht, rampa në drejtimin Tiranë → Rinas do të jetë e mbyllur në orarin:
-
20:00 – 06:00, për natët 13–14 janar 2026.
Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative, të cilat janë:
-
Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
-
Rruga dytësore Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
-
Aksi Kashar – Thumanë, i ndërtuar nga koncesionari
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim, të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjet në kohë, në mënyrë që të shmangen vonesat apo problematikat në udhëtimet drejt dhe nga Aeroporti i Rinasit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



