E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizje dhe transferime, çfarë po ndodh në Burgun e Durrësit?
Lajme

Lëvizje dhe transferime, çfarë po ndodh në Burgun e Durrësit?

Pas arratisjes së Altin Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur zhvendosjen e disa të paraburgosurve nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës drejt Burgut të Fierit dhe institucioneve të tjera penitenciare.

Burime zyrtare bëjnë me dije se transferimet po kryhen nën masa të rrepta sigurie dhe kanë të bëjnë vetëm me persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Sipas të njëjtave burime, nuk bëhet fjalë për të paraburgosur për çështje politike apo korrupsioni, por për individë të përfshirë në krime të rënda.

Burgu i Durrësit nuk klasifikohet si institucion i sigurisë së lartë, ndaj autoritetet kanë vlerësuar se qëndrimi i personave me rrezikshmëri të shtuar në këtë IEVP nuk është i përshtatshëm në kushtet aktuale.

Aktualisht nuk dihet motivacioni i plotë i kësaj lëvizjeje, ndërsa autoritetet pritet të japin informacion zyrtar në vijim lidhur me masat e marra për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.