Zbardhen emrat e të burgosurve që u transferuan në Peqin e Fier
Janë bërë publik emrat e të dënuarve që janë transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës drejt burgjeve të sigurisë së lartë në Peqin dhe Fier. Operacioni u zhvillua një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, duke ngritur nivelin e sigurisë në sistemin penitenciar.
Sipas të dhënave zyrtare, transferimet janë kryer drejt dy institucioneve të sigurisë së lartë, konkretisht IEVP Peqin dhe IEVP Fier, dhe përfshijnë gjithsej 33 persona.
Të transferuar në IEVP Fier:
Agim Gjini, Lulëzim Selimi, Dhimitër Nina, Aldi Zonja, Artur Hoxhosmani, Armando Ndreca, Astrit Avdyli (alias Balliu), Braniol Liço (alias Ago), Dorian Beu, Emirjan Beu, Enkeli Kërtalli, Skënder Sufaj, Ismail Zeneli, Klajdi Merkaj, Klevis Hoxhosmani, Morel Kërtalli, Maksim Ndoci, Saimir Bilaçaj.
Të transferuar në IEVP Peqin:
Algert Rrapi, Enea Kume (vëllai i deputetit të PS, Loer Kume), Elvis Ndreca, Endri Seiti, Erind Lasku, Artion Çaushllari (alias Gjika), Armand Marvataj, Samuel Alfonso Moreno Serrano (shtetas venezuelian), Orges Molla, Lulzim Berisha, Juxhin Koka, Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques (shtetas venezuelian), Gëzim Thartori, Geis Sejfullai, Ervin Zeqiri.
Burime nga autoritetet bëjnë me dije se masa e transferimit është ndërmarrë në kuadër të forcimit të kontrollit dhe sigurisë pas ngjarjes së rëndë të arratisjes, ndërsa pritet që hetimet administrative dhe penale për përgjegjësitë përkatëse të vijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



