Basir Çollaku: 3 emra që i përmendi Rama, do i keni në SPAK
Analisti Basir Çollaku foli për zhvillime të pritshme në veprimtarinë e SPAK, duke paralajmëruar se në një të ardhme të afërt tre deputetë të tjerë mund të thirren nga Prokuroria e Posaçme. Sipas tij, bëhet fjalë për çështje që janë ndjekur prej vitesh dhe që tashmë po shkojnë drejt një faze vendimtare.
Çollaku theksoi se prioriteti kryesor i Shteteve të Bashkuara mbetet lufta kundër karteleve të drogës dhe krimit të organizuar, duke e lidhur këtë presion ndërkombëtar me situatën politike në Shqipëri. Ai u shpreh se kryeministri nuk po përballet me pasoja të zakonshme, por me një realitet të lidhur drejtpërdrejt me problematikën e narkokrimit.
Analisti ndaloi edhe te qëndrimet e diplomacisë amerikane, duke theksuar se brenda së njëjtës ditë janë shprehur tre reagime nga ambasada dhe përfaqësues të SHBA-ve, përfshirë deklarata që lidhen me lirinë e shprehjes. Sipas tij, përgjigjja e qeverisë ndaj këtyre mesazheve reflektohet në mënyrën se si kufizohet hapësira parlamentare dhe mediatike e opozitës, veçanërisht aty ku mazhoranca nuk ka kontroll të plotë.
Ai vuri në dukje se SHBA-të kanë përsëritur vazhdimisht kërkesën për goditjen e karteleve të drogës dhe bandave shqiptare që bashkëpunojnë me rrjete kriminale të Amerikës Latine, duke e cilësuar këtë fenomen si kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe të vetë Shteteve të Bashkuara, për shkak të qarkullimit të parave në disa kontinente.
Në fund, Çollaku paralajmëroi se zhvillimet politike dhe ligjore do të intensifikohen dhe se rezistenca politike nuk do të mjaftojë për të ndalur proceset e drejtësisë:
“Shumë shpejt, emra që përmendi Rama në sallë, do t’i keni tek taksia e trenit siç thotë kryeministri. Dosjet e tyre janë hetuar prej vitesh, do të ketë kërkesa të tjera për heqje imuniteti në parlament dhe përballje me drejtësinë. Rezistenca me 83 mandate nuk bën bereqet. Si në rastin e reformës në drejtësi, do të bëhen sërish jeshil dhe do të ngrenë kartonin jeshil”, u shpreh Basir Çollaku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



