E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulme me “fake news” për Taulant Ballën
Flash

Sulme me “fake news” për Taulant Ballën

Kush po i sponsorizon?

Tiranë | Në disa media është raportuar se pas subjekteve të kontrolluara nga SPAK-u, si pasojë e një investigimi të realizuar nga gazetarët e Le Iene, qëndron emri i Alba Ballës, motra e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Sipas këtyre raportimeve, gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 10 milionë euro dhe bizneset e saj ndodheshin në një godinë përballë Katedrales Orthodokse në Tiranë.

Burime për publik.al bëjnë me dije se këto pretendime janë “fake news”, të prodhuara në kuadër të përplasjeve dhe konflikteve politike që lidhen me detyrën e Taulant Ballës si kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së. Një burim pranë SPAK-ut nuk e konfirmoi lajmin.

Publik.al ka kontaktuar Alba Ballën për të marrë një reagim lidhur me akuzat për përfshirje në biznese klandestine të kriptomonedhave dhe “call center”-a. Ajo i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me aktivitete të tilla dhe se nuk ka hyrë kurrë në godinën ku janë kryer kontrollet.

“As e njoh, as nuk e kam idenë. Kam qenë në shtëpi me familjen dhe fëmijët e mi. Nuk kam pasur kurrë asnjë lidhje në jetën time me ‘call center’-a apo me njerëzit e tyre. Në atë godinë nuk kam hyrë asnjëherë dhe jo më të kem zyra atje”, ka deklaruar Alba Balla për publik.al.

Ajo shtoi se ky sulm, sipas saj, vjen në vazhdën e sulmeve të tjera politike dhe nuk përbën më asnjë habi. Balla thekson se nuk është marrë asnjëherë me aktivitete të tilla dhe se është e gatshme të mbajë përgjegjësi përpara çdo institucioni ligjzbatues, ashtu siç, sipas saj, duhet të mbajnë përgjegjësi edhe ata që kanë dirigjuar këtë fushatë shpifjesh për përfitime politike.

“Ky është një lajm që ka rënë si rrufe në qiell të pastër dhe skema duket e qartë se sulmet kanë prapavijë politike”, është shprehur ajo.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.