E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama te Bordi i Paqes për Gazën, do jap lejet e ndertimit.
Flash

Rama te Bordi i Paqes për Gazën, do jap lejet e ndertimit.

Rama ftohet në “Bordin e Paqes” për Gazën, Trump vendos tarifën: 1 miliard dollarë hyrja

Kryeministri Edi Rama ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes” për Gaza, një strukturë e re ndërkombëtare ku janë ftuar liderë nga mbi 60 vende.

Sipas një projekt-statuti të cituar nga Bloomberg, vendet që kërkojnë një vend të përhershëm në bord duhet të paguajnë të paktën 1 miliard dollarë brenda vitit të parë. Pa këtë kontribut, anëtarësimi kufizohet në mandate trevjeçare, të rinovueshme vetëm me miratimin e presidentit të organizatës — rol që, sipas draftit, do ta ketë Donald Trump.

Financimi parashikohet fillimisht për paqebërje dhe rindërtim në Gaza, por dokumenti lë hapësirë për zgjerim edhe në zona të tjera konflikti. Propozimi ka nxitur reagime, me analistë që e shohin si një përpjekje për një organizatë paralele me OKB-në, ku “bileta” blihet me kontribute financiare dhe SHBA-të mbajnë rolin qendror.

Pikat kryesore

  • 1 miliard $ për anëtarësim të përhershëm brenda vitit të parë
  • Pa pagesë: mandat 3-vjeçar, me miratim presidencial
  • Trump me rol kyç në vulat, rregullat dhe përbërjen
  • Ftesa për vende evropiane, polemika mbi përmbajtjen ekonomike e politikNë Tiranë,pak orë pasi Rama ndau lajmin plot pompozitet sikur e kishte ftuar Trump-i, plasi gallata në rrjet. Komenti më pikant ishte nga Rudi Erebara i cili pasi mori vesh se ftesa kërkonte pagesën 1 miliard dollarë, stigmatizoi:
    Rama te Bordi i Paqes për Gazën, ka me kap lejet e ndertimit. Ktu do jemi!.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.