E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Europianët mesazh Trump-it: Po minoni marrëdhënien SHBA-BE
Bota

Europianët mesazh Trump-it: Po minoni marrëdhënien SHBA-BE

Groenlanda, molla e sherrit

Tetë shtete europiane kanë dalë sot me një qëndrim të përbashkët në mbështetje të Danimarkës dhe banorëve të Groenlandës, në një moment tensioni pas paralajmërimeve të Donald Trump për masa ndëshkuese, përfshirë tarifa dhe presion për praninë ushtarake në ishullin arktik.

Në deklaratën e tyre, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar nënvizojnë se, si pjesë e NATO-s, mbeten të angazhuara për rritjen e sigurisë në Arktik, duke e konsideruar këtë zonë si një interes të përbashkët strategjik transatlantik.

Vendet firmëtare paralajmërojnë gjithashtu se kërcënimet për vendosjen e tarifave rrezikojnë të dëmtojnë seriozisht marrëdhëniet mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, media gjermane Bild raportoi për një zhvillim të papritur: trupat gjermane që kishin mbërritur në Groenlandë u urdhëruan të largohen vetëm 44 orë pas zbarkimit në ishull. Gazeta publikoi edhe pamje nga aeroporti, ku shihet kontingjenti duke u përgatitur për kthim.

Vetëm një ditë më parë, autoritetet në Berlin kishin deklaruar se 15 ushtarët do të zgjasnin qëndrimin e tyre përtej planifikimit fillestar. Megjithatë, sipas Bild, vendimi për tërheqjen u mor këtë mëngjes, pa asnjë sqarim për trupat në terren. Urdhri ishte i prerë: “kthehuni”. Si pasojë, të gjitha takimet dhe aktivitetet e planifikuara për sot në Groenlandë u anuluan njëra pas tjetrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.