E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndodh e papritura, Trump fton Putinin në Bordin e Paqes
Bota

Ndodh e papritura, Trump fton Putinin në Bordin e Paqes

Kremlini ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë një ftesë për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes” të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për çështjen e Gazës. Ftesa po shqyrtohet aktualisht, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.

Bordi do të ketë si kryetar presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa pritet që anëtarë të tjerë të përfshijnë figura të njohura ndërkombëtarisht, përfshirë ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Peskov bëri me dije se ftesa është dorëzuar përmes kanaleve diplomatike dhe se Kremlini po analizon detajet për të vendosur mbi pjesëmarrjen e mundshme.

“Për momentin, po studiojmë të gjitha aspektet e propozimit dhe shpresojmë të kemi kontakte me palën amerikane për të sqaruar çdo nuancë,” tha Peskov.

Ndërkohë, presidenti i Kazakistanit ka pranuar gjithashtu një ftesë për të qenë pjesë e të njëjtit bord, sipas zëdhënësit të tij.

Trump ka ftuar gjithsej 60 vende të bashkohen me Bordin e Paqes, duke parashikuar anëtarësim të përhershëm për ata që kontribuojnë me 1 miliard dollarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.