E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Kush janë efektivët e arrestuar nga AMP për baste
Flash

EMRAT/ Kush janë efektivët e arrestuar nga AMP për baste

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar masa sigurie ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, në kuadër të një hetimi për organizim dhe favorizim të lojërave të paligjshme të fatit.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, veprimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet”, i zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Në zbatim të vendimit penal të kësaj gjykate, janë caktuar masa të ndryshme sigurie personale.

Masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” është vendosur ndaj:

  • Nënkomisar Redon Tafilaku, Specialist për krimet pranë Stacionit të Policisë Manëz, Komisariati i Policisë Durrës;

  • Inspektor Enea Kapllani, Ndihmës Specialist/Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës;

  • Ilir Tafa, banues në Tiranë.

Ndërkohë, masat e sigurimit personal me karakter ndalues “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” janë caktuar ndaj:

  • Komisar Denis Sinani, Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Devoll;

  • Nënkomisar Aldi Molla, Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës;

  • Inspektor Gëzim Beqiraj, Ndihmës Specialist/Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës;

  • Inspektor E.D., trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale RENEA.

Caktimi i masave të sigurisë lidhet me një procedim penal të regjistruar gjatë vitit 2025. Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se personat e mësipërm, duke shfrytëzuar atributet e funksioneve shtetërore dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e basteve sportive dhe llotarive të palejuara, në kundërshtim me ligjin.

Si pjesë e veprimeve proceduriale, autoritetet kanë sekuestruar shtatë telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen dhe koordinimin e aktivitetit kriminal. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të çështjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.