Rama lë Davosin dhe niset me urgjencë drejt Vlorës për Ivankën
Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe është nisur me urgjencë drejt Vlorës, ku pritet të zhvillojë një takim privat me Ivanka Trump, vajzën e Donald Trump.
Lëvizja vjen pas asaj që burime politike e quajnë një tjetër “dhuratë” për Ramën, menjëherë pas ftesës për Bordin e Paqes. Ivanka Trump është parë në rrugët e Vlorës dhe, sipas informacioneve, ka mbërritur me një grup arkitektësh për të diskutuar projektet mbi Ishulli i Sazanit.
Sipas të njëjtave burime, Rama ka lënë Davosin për të zhvilluar një darkë pune me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, së bashku me një ekip prej mbi 50 arkitektësh nga vende të ndryshme të botës.
Vizita e Ivankës dhe kthimi urgjent i Ramës përkojnë me një moment kyç: negociatat për Sazanin, të cilat prej muajsh kanë mbetur pezull. Projektet për shndërrimin e ishullit në një resort elitar janë diskutuar në prapaskenë, por pa marrë ende aprovimin politik përfundimtar. Me Ivankën në Vlorë dhe Ramën që braktis një forum ndërkombëtar për ta takuar, sinjalet tregojnë se projekti është rikthyer fuqishëm në tryezë.
Deri tani, raportet e Ramës me administratën amerikane konsideroheshin në pikën më të dobët, pa takime zyrtare në Uashington dhe me sinjale të ftohta edhe gjatë vizitave të zyrtarëve të lartë në Tiranë. Por zhvillimet e fundit duket se po ndryshojnë ekuilibrat.
Sipas burimeve, kryeministri është gati të japë dritën jeshile për projektin e Sazanit, në një kohë kur presioni politik dhe institucional brenda vendit është rritur ndjeshëm dhe SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj figurave të larta të pushtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



