E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E zbulon kuzhinieri, ja çfarë konsumoi Ivanka Trump dje në Vlorë
Lajme

E zbulon kuzhinieri, ja çfarë konsumoi Ivanka Trump dje në Vlorë

Vizita e Ivanka Trump, vajzës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Vlorë ka tërhequr vëmendje të gjerë mediatike, jo vetëm për karakterin e saj të papritur, por edhe për prapaskenat që besohet se lidhen me projekte ambicioze investimi të familjes Trump–Kushner në Shqipëri.

Përtej aspektit zyrtar, kureshtja e mediave dhe opinionit publik u përqendrua veçanërisht te darka që Ivanka Trump zhvilloi në Orikum, ku ishte e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama. Takimi u zhvillua në një ambient privat dhe u konsiderua si pjesë e një agjende pune që lidhej me investime të mundshme strategjike në jug të vendit.

Sipas shefave të kuzhinës që përgatitën darkën, mes tyre edhe Henri Fejzulla, Ivanka Trump zgjodhi një menu të thjeshtë, por tipike të kuzhinës shqiptare, duke preferuar produkte vendase dhe gatime të lehta. Darka nisi me një sallatë jeshile, për të vijuar me pakeri të zierë të marinuar me vaj borziloku. Si pjatë kryesore, Ivanka Trump zgjodhi fileto peshku të pjekur në furrë, të shoqëruar me perime të ziera në avull.

Ivanka Trump ishte e shoqëruar nga një grup i gjerë arkitektësh dhe bashkëpunëtorësh, ndërsa në darkë mori pjesë edhe kryeministri Rama. Takimi zgjati rreth një orë e gjysmë dhe, sipas burimeve, përfshiu diskutime mbi projekte zhvillimi dhe investime potenciale në zonën e jugut. Pas përfundimit të bisedimeve, nuk munguan as fotot, të cilat u publikuan më pas në rrjetet sociale.

Vizita e saj ka shtuar spekulimet mbi interesin e familjes Trump-Kushner për investime të mëdha në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe zhvillimit urban.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.