Balluku në bankën e të akuzuarve, jo shumë larg “Shën Valentinit”
Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar zhvillimet që lidhen me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke theksuar se në çdo shtet normal, në rrethana të tilla, një ministre apo zëvendëskryeministre do të kishte dhënë dorëheqjen.
Sipas Llabanit, procesi ndaj Ballukut pritet të vijojë, ndërsa dosjet që lidhen me të mbeten ende të hapura dhe skandalet, siç u shpreh ajo, “janë duke vluar”.
ë, duke shtuar se mënyra se si po trajtohet çështja e një ministre në detyrë mund të ketë pasoja më të gjera për sistemin e drejtësisë në vend.
“Në çdo vend të botës një ministre apo zv/kryeministre duhet të jepte dorëheqjen. Nga informacionet që kam, procesi ndaj Ballukut do të vazhdojë. Nëse SPAK do të sfidohet edhe këtë herë, atëherë do të kemi ndërhyrje nga ndërkombëtarët. Di të them që pas Belinda Ballukut, radhën do ta ketë Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Llabani.
Ajo theksoi se është vetëm çështje kohe deri në momentin kur Belinda Balluku të përballet drejtpërdrejt me drejtësinë, duke nënvizuar se dita kur ajo do të ulet në bankën e të akuzuarve nuk është e largët.
“Nuk bëjmë parashikime se nuk jemi fallxhorë, por duke parë çështjen dhe dosjet, nuk do të jetë e largët dita kur Balluku të ulet në bankën e akuzës. Mbase jo për Shën Valentin, por as shumë larg prej tij”, përfundoi Llabani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



