E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ç’po ndodh me burgun e Fushë-Krujës? Transferohen 150 të dënuar
Lajme

Ç’po ndodh me burgun e Fushë-Krujës? Transferohen 150 të dënuar

Burgu i Fushë-Krujës është boshatisur mëngjesin e kësaj të shtune, pasi rreth 150 të burgosur që po vuanin dënimin në këtë institucion janë transferuar drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin.

Sipas burimeve zyrtare, ky operacion transferimi është kryer për shkak të punimeve të rikonstruksionit që po zhvillohen në ambientet e burgut, të cilat e kanë bërë të domosdoshme zhvendosjen e përkohshme të të dënuarve.

Autoritetet bëjnë me dije se ndër personat e transferuar gjatë ditës së sotme nuk ka të dënuar me rrezikshmëri të lartë. Shumica e tyre janë persona që vuajnë dënime për vepra penale të lehta ose të konsideruara si krime banale, çka ka lehtësuar procesin e zhvendosjes.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme është realizuar një tjetër transferim, ku rreth 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë janë zhvendosur nga burgu i Fushë-Krujës drejt institucionit të vuajtjes së dënimit në Peqin, në kushte të shtuara sigurie.

Transferimet janë kryer nën masa sigurie dhe në koordinim me autoritetet përkatëse, ndërsa pritet që pas përfundimit të rikonstruksionit, burgu i Fushë-Krujës të rikthehet në funksion normal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.