E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Krimi i organizuar ka shkarkuar 3 Ministra të Brendshëm
Lajme

Deklarata e fortë: Krimi i organizuar ka shkarkuar 3 Ministra të Brendshëm

Flamur Noka flet me EMRA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka ngritur akuza të rënda ndaj qeverisë, duke pretenduar se largimi i tre ministrave të Brendshëm nuk është bërë nga kryeministri apo institucionet shtetërore, por si pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të krimit të organizuar.

Sipas Nokës, Taulant Balla, Bledi Çuçi dhe Ervin Hoxha janë detyruar të largohen nga detyra për shkak të presionit të grupeve kriminale, të cilat, sipas tij, kanë marrë kontrollin e Policisë së Shtetit. Ai akuzoi se largimet janë diktuar nga drejtori i Policisë, Ilir Proda, të cilin e cilësoi si “narkodrejtor”, si edhe nga një figurë tjetër që e përshkroi si “koordinator të krimit”.

“Tre ministra të Brendshëm janë shkarkuar jo nga kryeministri, por nga narkodrejtori Ilir Proda dhe krimi i organizuar. Njëri prej tyre ka shkuar dhe është ankuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Këtë e kam të dokumentuar”, deklaroi Noka gjatë një interviste në emisionin Off the Record.

Ai shtoi se mazhoranca ka bllokuar në mënyrë të qëllimshme interpelancat, komisionet hetimore dhe seancat dëgjimore të kërkuara nga opozita, duke shpërfillur, sipas tij, edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë kuadër, Noka e përshkroi Kuvendin si një institucion “të marrë peng”, ku Kushtetuta nuk zbatohet.

Në deklaratat e tij, Noka u ndal edhe te ministrja aktuale e Brendshme, duke pretenduar se kryeministri i ka hequr publikisht çdo kompetencë mbi Policinë e Shtetit, duke e lënë atë pa autoritet real.

“Në këto kushte, çfarë raporti mund të bëjë një ministër i Brendshëm?”, u shpreh Noka, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e institucionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.