E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai plagosi vajzën dhe kolegun, dëshmitari shokon me detajet
Lajme

Babai plagosi vajzën dhe kolegun, dëshmitari shokon me detajet

“Gjithçka zgjati një minutë. Autori pastroi gjakun nga biçaku dhe u largua i qetë”

Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur tre ditë më parë në Durrës, ku një 56-vjeçar sulmoi me mjet prerës vajzën e tij dhe kolegun e saj.

Një prej dëshmitarëve okularë, koleg i vajzës, Xhensila Ndoj, ka rrëfyer me detaje momentet dramatike të sulmit, duke theksuar se autori u largua nga vendngjarja me një qetësi shqetësuese.

Sipas dëshmisë së tij, Mikel Ndoj, pasi kreu sulmin, fshiu njollat e gjakut nga mjeti prerës dhe u largua pa shfaqur asnjë shenjë paniku apo tronditjeje. Ngjarja, sipas tij, zgjati vetëm pak çaste, por ishte e dhunshme dhe e papritur.

Dëshmitari foli në emisionin “Me zemër të hapur” edhe për një presion të vazhdueshëm që babai ushtronte ndaj vajzës së tij prej kohësh, duke u paraqitur shpesh në ambientet e punës dhe duke shfaqur sjellje posesive. Ai shtoi se situata kishte qenë e tensionuar prej vitesh dhe se konflikti familjar ishte i akumuluar.

Sipas tij, autori ndodhej në kushte të vështira jetese dhe kishte vështirësi serioze në komunikimin me të bijën, faktorë që, sipas dëshmitarit, mund të kenë ndikuar në përshkallëzimin e situatës. Ai theksoi gjithashtu se sulmi duket i planifikuar, pasi 56-vjeçari mbërriti në zyrë i përgatitur dhe nxori menjëherë mjetin prerës.

“Ai iku që aty duke pastruar biçakun, me një qetësi vrasësi, me hapa të ngadaltë. ..as shpejtë, as i traumatizuar. Iku andej nga u fsheh. Nuk vura re asnjë traumë. E gjithë ngjarja ndodhi për 1 minutë. U zunë, u kapën, i goditi dhe ai më pas u largua. Presioni i vazhdueshëm që ai ushtronte, vinte e takonte….i thoshte vajzës; është me imja. Një herë tjetër që kaloi te zyra, indiferenca e gocës ishte evidente. Ajo ishte situatë që është akumuluar. Është problem familjar i ndërthurur ndër vite. Ai ishte pa shtëpi dhe katandi dhe kjo pesha psikologjike që ka pasur, do e ketë çuar te kjo gjë. Ai nuk ka ditur që të komunikojë me vajzën e saj. Kjo ishte dinamika. Ne dëshmuam çdo gjë në polici. Ngjarja ishte e planifikuar, pasi ai erdhi te zyra dhe i nxori direkt biçakun.”, tha dëshmitari.

Të gjitha këto rrethana, sipas dëshmitarit, janë deklaruar pranë autoriteteve dhe janë pjesë e hetimeve që po vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.