Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, komandohet drejtuesi i ri
Ndryshime në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër. Artion Duka ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit, një vendim që, sipas burimeve, lidhet me arsye familjare dhe është formalizuar ditët e fundit.
Pas largimit të tij, Policia e Shtetit ka ndërmarrë menjëherë hapat për garantimin e vijimësisë së drejtimit në këtë strukturë.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, detyra e Drejtorit të DVP Dibër i është besuar përkohësisht Armir Gjikolajt.
Gjikolaj pritet të ushtrojë këtë funksion deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për drejtuesin e ri, ndërsa strukturat e policisë në qark do të vijojnë punën normalisht nën drejtimin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



