E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ortaku i Behgjet Pacollit dhunon drejtorin e Investimeve në Prishtinë
Lajme

Ortaku i Behgjet Pacollit dhunon drejtorin e Investimeve në Prishtinë

Valon Ademi, biznesmen i lidhur me investime që kanë të bëjnë me Aeroportin e Vlorës, është përfshirë në një incident të dhunshëm mbrëmjen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raportimeve mediatike në Kosovë, Ademi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj Sokol Havollit, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në ambientet e një lokali në kryeqytetin kosovar.

Burime pranë rastit bëjnë me dije se mes dy personave ka pasur fillimisht një debat verbal, i cili më pas ka përshkallëzuar në konflikt fizik. Ademi akuzohet se e ka goditur Havollin në fytyrë me grushte, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Pas incidentit, Sokol Havolli është paraqitur në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rrethanat e ngjarjes. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, ai nuk ka reaguar publikisht, pavarësisht përpjekjeve të mediave për të marrë një qëndrim zyrtar.

Havolli ka mbajtur më herët disa poste të rëndësishme publike në Kosovë. Ai ka qenë zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe drejtues i ndërmarrjes publike “Parking Prishtina”.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Havolli kandidoi për deputet, por nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.