Dëmshpërblimet nga zjarret, Erion Braçe akuza qeverisë
“Paratë u dhanë për shtëpitë, jo për bagëtinë”
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër për mënyrën se si është trajtuar dëmshpërblimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret dhe fatkeqësitë natyrore në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se është krijuar një perceptim i rremë sikur fondet e dëmeve janë shpërndarë pranë bashkive, ndërkohë që, sipas tij, kompensimi ka përfshirë vetëm dëmet në banesa dhe jo ato në ekonomi bujqësore.
Deputeti shprehet se fermerët dhe blegtorët kanë mbetur pa asnjë dëmshpërblim për humbjet e shkaktuara në bagëti, frutikulturë dhe mjetet e prodhimit, pavarësisht kërkesave të përsëritura në Kuvend dhe në komisionet parlamentare.
Braçe sqaron se fondet për këto dëme nuk janë përfshirë as në Aktin Normativ të fundit të vitit 2025 dhe as në buxhetin e vitit 2026. Ai shton se, gjatë diskutimeve me ministrin e Bujqësisë, ishte premtuar se blegtorët do të dëmshpërbleheshin, madje edhe në natyrë, por këto angazhime nuk u reflektuan në dokumentet zyrtare financiare.
Sipas tij, mungesa e këtyre fondeve ka lënë pezull një problem jetik për ekonominë rurale, në një kohë kur bujqësia shqiptare, siç thekson Braçe, ndodhet prej tre vitesh në rënie të fortë.
Deputeti nënvizon se ndihma për banesat është e domosdoshme, por paralajmëron se pa punë, pa mjete prodhimi dhe pa burime të ardhurash, dëmshpërblimi mbetet i paplotë dhe i padrejtë për familjet që jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria.
Postimi i Braçes
GJYSME TE VERTETAT QE TE BEJNE TE NDJEHESH KEQ, DERI GENJESHTAR!
TE MARTEN NE #KUVEND, fola e kerkova:
TE PAGUHEN DEMET E SHKAKTUARA NGA ZJARRET GUSHT-SHTATOR NE BLEGTORI E BUJQESI!
Ne vijim edhe demet e permbytjes se nentorit, ngrices, permbytjes se janarit ne bujqesi e blegtori.
Ate seance dhe ne fundjave, degjova te thuhet se bashkive ju jane kaluar parate e demeve te shkaktuara nga zjarret ne vere.
E VERTETA eshte se bashkive ju jane kakuar parate e demeve te shkaktuara nga zjarret e veres ne SHTEPI!
PARA PER DEMET NGA ZJARRET NE BLEGTORI-BAGETI DHE FRUTIKULTURE, NUK JANE NDARE E NUK JANE PAGUAR!
Ne nentor ne komisionin e Ekonomise, pyeta ministrin e Bujqesise per keto deme dhe pagesat per to; mu pergjigje se do ishin te perfshira ne AKTIN NORMATIV te fundit te vitit; saktesoi se blegtoret do te blegtoret do te demshperbleheshin ne natyre-me bageti sipas llojit te humbur!
Po ne komision, gjate shqyrtimit te AKTIT NORMATIV te fundvitit, pyeta ministrin e Financave per demshperblimin e blegtoreve dhe bujqve per demet nga zjarret e veres;
Mu pergjigje se keto para nuk ishin ne buxhet, ministria e Bujqesise nuk kishte bere kerkese per fonde dhe se duhej para baza ligjore nese i lejonte keto pagesa.
TROÇ, KETO PARA NUK ISHIN NE AKTIN E FUNDIT TE VITIT 2025 DHE NUK JANE KUND NE BUXHETIN E VITIT 2026, SA KOHE AI U MIRATUA NDERKOHE QE KETO PARA DUHET TE ISHIN NE AKTIN NORMATIV TE 2025!
Tani dy gjera;
E para, shume mire qe ne paguajme per demet e zjarreve ne shtepite e njerezve; streha eshte jetike; por shtepia pa pune, mjetet e prodhimit e burimin e te ardhurave, nuk di edhe sa kohe do jete; ekonomia blegtorale eshte jetike per ta!
Nderkohe ekonomia e tyre ben ekonomine kombetare bujqesore qe ka tre vite ne renie te forte!
E dyta, E VERTETA e lene ne mes, nuk zgjidh gje, duhet te shkoj deri ne fund, te njerezit si e mire publike per ta!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



