Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të hedhë dritë mbi dinamikën e përplasjes pas përfundimit të veprimeve hetimore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



