Aksident i rëndë në aksin Maqellarë–Peshkopi, 7 të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në zonën e Dovalanit, duke lënë të plagosur shtatë persona.
Pas përplasjes, të lënduarit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tyre, ata janë nisur më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, me gjashtë ambulanca të Spitalit të Peshkopisë.
Sipas informacioneve paraprake, pesë nga personat e përfshirë në aksident janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Në mesin e të plagosurve ndodhen edhe fëmijë, ndërsa raportohet se disa prej personave kanë pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, në vendin e aksidentit kanë shkuar shërbimet e Policisë. Efektivët kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e përplasjes dhe shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që të dhënat e plota të zbardhin dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



