E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Padia e Rovena Gashit ndaj Arta Markut, kryeprokurorja i heq dhe burrin nga puna
Lajme

Padia e Rovena Gashit ndaj Arta Markut, kryeprokurorja i heq dhe burrin nga puna

Të tjera lëvizje në rradhët e Prokurorisë, që pas marrjes së detyrës nga Arta Marku. Është shkarkuar ditën e sotme drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina. Ky i fundit kishte rreth 1 vit e gjysmë që drejtonte Prokurorinë e Elbasanit.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, e cila deri pak ditë më parë mbante postin e drejtores së njësisë së dekriminalizimit dhe marrëdhënieve me jashtë, ndërsa ditën e sotme paditi për shkarkimin Kryeprokuroren Marku.

Në padinë drejtuar Gjykatës thuhet: “Vendimi për lirimin nga detyra, i pavlefshëm. Prokuroria e Përgjithshme ka uzurpuar funksionet e KLP-së.”

Në vendin e Gashit, Marku ka emëruar Arqile Koçën. Vendimi i fundit që u mor nga Gashi ishte kërkesa drejtuar KQZ-së për heqjen e mandatit për deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.

Prokurori i Elbasanit pritet të reagojë pas pak për shkarkimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.