E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpopullimi masiv/ Frika nga bandat pas hetimerve të dyshimta nga drejtësia e korruptuar – Rasti Gjikuria
Lajme

Shpopullimi masiv/ Frika nga bandat pas hetimerve të dyshimta nga drejtësia e korruptuar – Rasti Gjikuria

10 dhjetor 2025|Publik.al|
Një vendim gjyqësor me enigma të mëdha. Organet shtetërore tatimore por edhe ato te kontrollit kanë bëre ç’është e mundur që të marrin para nga firmat e personit në fjalë.

Asnjëherë nuk është provuar me fakte bindëse por me dëshmitarë si në kohën e diktaturës që të nënshtrohet dhe ti merret biznesi plotësisht. Nuk është synuar vetëm ndalimi i punës apo pagesa e detyrimeve që në të shumtën e rasteve nuk ekzistojnë por janë bashkuar e thirrur njerëz të dyshimtë që nuk kanë patur asnjë lidhje me Mihal Gjikurinë për të dëshmuar.
Edhe ata që e kanë hetuar përvec presionit nuk i kanë sjellë asnjëherë asnjë fakt penal apo një shkak se pse po hetohej dhe se çfarë po gjurmonin e ku doninin të dilnin duke e thirrur e duke e marrë në pyetje.

Donin para. Ryshfet. Nuk e morën kurrë këtë ryshfet dhe sajuan një proces me hije të shumta që e kanë detyruar Gjikurinë të marrë arratinë dhe të mos ketë asnjë lloj mundësia të përgjigjet ndaj një vendimi që është vetëm një formë kërcënimi për atë personalisht për biznesin e tij por edhe për të gjithë familjen e afërt të tij. Dhe kërcënimet e di gjithkush si përfundojnë në Shqipëri. Ose merresh penge, ose vritesh diku në ndonjë pritë.
Mihal Gjikuria duke qenë në rregull me shtetin shqiptar dhe me pagesat e taksave ndaj shtetit nuk ka ditur që të sillet ndryshe vetëm të ikë. Nuk ka dashur që të vejë në rrezik edhe familjarët e tij apo edhe të afërmit e tij që punojnë e jetojnë në një vend ku vendimet e gjykatave kompletohen me sasinë e parave që paguan dhe aspak me të drejtën e të akuzuarit.
Sa vendime janë marrë që kanë çuar në konflikte e tensione me pasoja shumë të rëndë në shumë zona të Shqipërisë. Aq shumë ishte lodhur ai i riu nga Shkodra nga Gjykatat, dëshmitarët e rremë dhe vendimet e njëpasnjëshme herë në favor të tij e herë në favor të dikujt tjetër sa doli e vrau gjyqtarin në sallën e gjyqit (Ngjarja e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë në sallën e gjyqit).

Pra edhe nëse mundohesh të kërkosh dhe të marrësh drejtësi ajo të mohohet se dikush tjetër ka influenca kriminale të forta ose ka paguar me para nën dorë gjithë sistemin. E thonë pastaj pse ikin shqiptarët. Po edhe nga kjo ikin e mundohen të jetojnë të qetë diku tjetër. Të gjejnë një strehë për familjen dhe veten. Ku të munden vetëm në vendin ku krimi bën edhe ligjin edhe drejtësinë nuk duan të qëndrojnë. E morëm si shembull Mihal Gjikurinë pasi si ky rast ka me dhjetëra të tjerë.
E shumica e tyre janë dënuar nga gjykatës që tashmë janë shkarkuar nga puna për shkelje të ligjit apo pasuri të paligjshme dhe të nxitur nga bandat që rrezikojnë jete njerëzish. Në vendimin për dënimin e Gjikurisë është edhe gjyqtarja e Fierit A. Zarka e cila është shkarkuar nga sistemi pas zbulimit të shkeljeve të shumta. Si kjo janë shumë. Po cili është faji i qytetarëve që si pasojë e sajimeve të provave nga policia dhe më pas vendimeve pa kurrfarë integriteti nga drejtësia u rrezikohet jeta, e ata zgjedhin rrugën e ikjes. Ikjes pa kthim pas, e shpopullimit masiv të Shqipërisë.

Pra ka një gjyqësor të lidhur me krimin që shkatërrojnë jetën e familjeve si në rastin Gjikuria ku inskenimi i proceseve të stisura me porosi të personave të errët të krimit kanë si qëllim vetëm të largimit nga sytë këmbët të biznesmenëve të ndershëm të gjendeur në kurthe me qëllimin e vetëm vjedhjen dhe tjetërsimin e pronave.
Rasti në fjalë la brenda natës biznese e prona prej disa milionësh në qytetin e Fierit dhe jo vetëm. E ndërkohë askush nuk flet. Nëjnë avokatin e djallit. Si mund tja rrëmbesh pronën tjetrit i cili zgjedh jetën e familjes dhe vetes e largohet duke lënë gjithçka pas nga kërcënimet dhe t’ja marrësh atë pasuri duke stisur vendime absurde në mënyrë që mos ti lesh asnjë shans të rekuperojë pasurinë e tij, djersën e ballit.
Rasti Gjikuria është rasti i shumë bizneseve shqipëtare. Ku siguria e jetës për familjen është të largohesh pa lënë gjurmë rrugeve të botës.
E kjo është tmerrshme./ Lamdi Çela

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.